Real Madrid-Huntelaar, aventura drejt fundit

09/02/2009 17:15

MNuk kane kaluar me shume se 40 dite nga kontrata e bujshme qe sulmuesi holandez Huntelaar te shprehe pakenaqesine e tij, duke hedhur hipotezen e nje largimi te mundshem nga Real Madrid.

Bashkekombasit e tij, Van der Vaart dhe Drenthe po ngrohin stolin prej kohesh, por duket se me kete gje po mesohet edhe ish lojtari i Ajaksit. I lene jashte listes se Champions League per t’i liruar vendin Lasana Diarra, Huntelaar shfaq pakenaqesi ne lidhje me kete situate.

Ai ka luajtur 5 ndeshje, gjithsesj 151 minuta, cka e ben te mendoje se diku tjeter mund te luaje si titullar. Sulmuesi pelqehet nga shume klube ne Itali dhe Angli, por britaniket duken me te avantazhuar, duke pare rrogen e larte (3.5 milione euro ne sezon) qe ai merr.

Top Channel