
Permiresohet shendeti i anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni, i cili u qellua me arme zjarri mbremjen e kaluar prane shtepise se tij, ne kryeqytet.
Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Miho konfirmon se i lenduari doli nga reanimacioni dhe se gjendja e tij eshte e stabilizuar.
Nga atentati, Nuni eshte plagosur ne shpatull dhe ne kembe.
Atentatoret qe policia mendon se jane te pakten dy persona, arriten t’i shpetonin mbulimit te saj, per shkak edhe se informacioni per plagosjen e tij eshte dhene disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.
Policia ende nuk ka dhene nje variant zyrtar te sajin per ngjarjen. Blute e kryeqytetit gjate nates arriten te ngrinin disa postblloqe dhe shoqeruan disa persona jo deshmitare okulare ne vendin e ngjarjes.
Top Channel