Top Channel ka risjelle me sukses mbremjen e djeshme per te dytin vit radhazi Big Brother, apo Vellain e Madh, i cili do te vezhgoje shtepine me te famshme te shqiptareve.
Aty do te bashkejetojne 14 banore, te cilet do te ndajne me publikun jeten private. Ky reality show, i prezantuar nga Arbana Osmani u dhuroi nje mori surprizash teleshikuesve te Top Channel dhe DigitAlb.
Bashke me te ne studio ishte i pranishem fituesi i Big Brother 1, Arber Cepani dhe Virusi, nje prej konkurrenteve te edicionit te sivjetshem, i cili humbi te drejten per te qene e pjese e shtepise, bazuar mbi rregulloren e shkruar te “Vellait te Madh”.
Eno Popi shoqeroi te gjithe banoret, pak para se te kalonin pragun e shtepise. Te paret qe hyne ishin 7 konkurrentet djem, te cileve iu tha se loja perjashton banoret vajza.
Pasi perjetuan gjendje te ndryshme emocionale, banoret meshkuj u ndjene te cliruar kur ne shtepi mberriti vajza e pare, nga Lazarati e keshtu me radhe te gjitha konkurrentet e tjera.
Big Brother eshte i vetmi program ne Shqiperi qe ploteson standartet nderkombetare, cka konfirmohet nga patenta, nen marken e kompanise Endemol.
Top Channel