MASH reagon ndaj deklaratave te Rames
08/02/2009 20:45
Ministria e Arsimit reagoi lidhur me deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste nje dite me pare ne Vlore. Edi Rama akuzoi Ministrine per neglizhence per mungesen e teksteve shkollore, kryesisht per femijet e shkollave fillore dhe per gjendje te mjerueshme neper shkollat e vendit.
Por zedhenesja e Ministrise se Arsimit u shpreh se “sot femijet shqiptare kane jo nje, por tre variante abetaresh dhe se qeveria ka vene ne dispozicion 300 milione leke per transportin e mesuesve dhe nxenesve qe e kane shkollen me larg se 2 km”.
Zedhenesja shtoi se sot neper shkolla sherbejne 50 mije mesues nga 104 mije nepunes qa ka sot administrata publike.
Top Channel