Juventusi ka arritur vetem ne kohen shtese te marre tre pike shume te vlefshme ndaj Katanias me te cilen fitoi 2-1. Jakuinta zhbllokon rezultatin ne minuten e 11-te dhe menjehere me pas le skuadren e tij me 10 lojtare pasi mori kartonin e dyte te verdhe.
Katania e gjendur ne epersi numerike ka shtuar presionin deri sa ka mundur te barazoje ne pjesen e dyte. Gjate gjithe 45 minutave te fundit te takimit skuadra vendase ka ushtruar me shume presion, por bardhezinjte e Ranierit per asnje moment nuk ishin te kenaqur me barazimin deri sa gjeten golin e fitores ne fundin e takimit.
Nje goditje kendi dhe nje gabim i mbrojtjes se Katanias i dha mundesine Polsenit qe te shenoje golin e dyte per Juventusin i cili pas ketij trepikshi ka rimarre vendin e dyte.
Nderkohe Roma vazhdon serine e rezultateve pozitive. Kete here kryeqytetasit kane mundur bindshem 3-0 Xhenoan.
Roma ka dominuar te gjithe lojen deri kur Sisinjo zhbllokoi rezultatin qe ne minuten e 26-te. Me pas ka qene Vucinic ai qe dyfishoi shifrat duke siguruar fitoren e 12-te ne keto 23 jave te Serise A.
Ne minuten e 54-t Tadei le Romen me 10 lojtare dhe pak minuta me pas edhe Skuli del me karton te kuq nga Xhenoa.
Kur u barazuan me numer lojtaresh ne fushen e lojes ishte serish Roma dhe kete here me Bapetisten qe trefishon rezultatin duke u barazuar me pike te barabarta Xhenoan ne vendin e gjashte.
Top Channel