Kryeministri Sali Berisha eshte duke zhvilluar ne keto momente nje konference per shtyp ku po flet per viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara. Kryeministri e ka cilesuar kete vizite si “te suksesshme dhe shume te rendesishme” per marredheniet mes dy vendeve tona.
Ai foli per takimin me zevendespresidentin amerikan, Joe Biden te cilin e konsideroi si nje “mik te madh te shqiptareve”.
“Ftova zevendespresidentin dhe ai pronoi me kenaqesi ftesen”, eshte shprehur Berisha, duke vene ne pah kontributin e Biden ne mbeshtetjen qe i ka bere Shqiperise qe para se te behej numri dy i Shtepise se Bardhe.
Ne fjalen e kryeministrit eshte vene ne pahe edhe takimi me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Clinton.
“Takimi me sekretaren e Shtetit ishte biseda me nje mike te shquar dhe te madhe e cila e donte Shqiperine dhe shqiptaret”, theksoi Berisha.
Top Channel