Ish-futbolliste e ish-trajnere, ne ndihme te Partizanit

07/02/2009 13:10

Ish-futbolliste, trajnere dhe tifoze te klubit Partizani kane hedhur pare e pare per krijimin e nje shoqate ne mbrojtje te interesave te skuadres se kuqe.

Ne mbledhjen e tyre te pare figurat e shquara te nje prej klubeve me me emer ne Shqiperi, kane theksuar se qellimi i ketij shoqate eshte nxjerrja nga kriza dhe mundesimi i nje te ardhme te sigurt te kesaj skuadre, qe prej me shume se 9 muajsh nuk eshte paguar nga presidenti Albert Xhani.

Shoqata “I Love You ” do te kete anetaret e saj dhe do te zhvilloje Asamblene Zgjedhore nga e cila do te dalin dhe organet e reja drejtuese.

Edhe pse fitoi dy ndeshjet e fundit ne Superlige, Partizani 15 here kampion i Shqiperise dhe 15 here fitues i kupes eshte shume prane zones se ftohte te klasifikimit dhe nese do te bie nga Superliga atehere kjo do te jete e dyta ne “Epoken Xhani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA