Nje raport i organizates nderkombetare, International Budget Partnership e klasifikon Shqiperine si vendin me buxhetin me pak transparent ne Ballkan, ku qeveria u ofron informacion te pakte qytetareve per menyren se si ajo shpenzon parate e mbledhura nga taksat e tyre.
Ndermjet 84 vendeve te analizuara qe vleresohen nga 88 % deri ne 0, Shqiperia ze vendin e 48-te me 37 % te transparences per buxhetin.
“Procesi i buxhetimit eshte nje nga dokumentet me te rendesishme. Deformimet qe ndodhin ne procesin e dhenies se te dhenave, deformojne edhe menyren e analizes”, u shpreh Adriana Berberi, specialiste e kontraktuar nga Soros, per mbikqyrjen e buxhetit.
Raporti veren se te dhenat buxhetore te fundvitit nuk i behen te njohura publikut cka pengon krahasimin midis asaj qe qeveria kishte planifikuar dhe asaj qe ajo ka mundur te realizoje. Por me shume se sa te dhenat e pergjithshme fiskale raporti hedh kritika te forta edhe per transparencen e projekteve specifike.
Top Channel