Bayern Munchen, Ribery rindez debatin

07/02/2009 16:15

Sulmuesi Franck Ribery dhe Bayern Munchen nuk po gjejne paqe pasi per te disaten here palet jane perplasur, duke shkaktuar nje mjegullnaje ne ambientin e kampioneve te Gjermanise.

Shkak per tensionimin e situates eshte bere nje deklarate e papritur e sulmuesit francez. “Nuk mund te mos i degjoj kerkesat e klubeve te medha. Do respektoj kontraten? Me duket nje gje shume e nderlikuar…”, ka thene Ribery, duke komentuar keshtu zerat per interesimin e skuadrave te medha si Barcelona apo Real Madrid.

Keto fjali me siguri nuk do kene ndikuar ne humorin e drejtuesve bavareze, te cilet kerkojne qe Ribery te respektoje kontraten qe e lidh deri ne vitin 2011. Sipas zerave, titullaret e shoqerise po mendojne edhe alternativen e largimit te francezit, duke u vene ne levizje per te gjetur nje zevendesues te denje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA