Raketa palestineze ne jug te Izraelit, nuk ka viktima

06/02/2009 12:35

Dy raketa jane leshuar sot nga Rripi i Gazes ne pjesen jugore te Izraelit, duke shkelur sersh armepushimin mes Hamasit dhe Izraelit.

Sipas burimeve te ushtrise izraelite, raketat jane hedhur nga veriu i territorit palestinez, nga rrethinat e qytezes Beit Lahiyah. Nuk ka informacione per persona te plagosur dhe as per deme materiale.

Qe pas vendosjes se armepushimit ne 18 janar ne territorin izraelit kane rene rreth 40 raketa. Izraeli ka kercenuar se do te reagoje ashper dhe ne disa raste ka kryer sulme ajrore ne Rripin e Gazes.

Top Channel