Al Kaeda sulmon Obamen per Gazen
					 03/02/2009 23:20					
				
				
								
			Kercenime te reja te Al Kaedes per Shtetet e Bashkuara.
Numri dy i rrjetit terrorist, mjeku egjiptian Ayman al Zawahiri ka kritikuar presidentin amerikan Barak Obama per indiferentizmin e tij per viktimat e Gazes gjate fjalimit ne ceremonine e betimit.
Al Zawahiri ne nje mesazh zanor te shperndare ne internet, ka ftuar besimtaret muslimane qe te godasin interesat amerikane ne bote per mbeshtetjen e Uashingtonit ndaj sulmit izraelit ne Rripin e Gazes.
Top Channel