KLD, kontroll te rrepte gjyqtareve

29/01/2009 08:40

Te gjithe gjyqtaret e Shkalles se Pare dhe te Apelit do te kontrollohen rreptesisht nga Keshilli i Larte i Drejtesise.

Nepermjet nje vendimi, KLD-ja urdheron kancelaret ne gjykata qe te perpilojne te dhena vjetore per numrin e ceshtjeve te gjykuara nga nje gjyqtar. Gjithashtu, kerkohet qe nje gjyqtar te mos zvarrise ceshtjet ne disa vite kalendarike.

Pritet qe me kete vendim, keshilli te marre masa disiplinore ndaj gjyqtareve qe u prishet “rehatia” nga gjykatat e Apelit dhe gjykatat e Larta.

Megjithese eshte nje ceshtje e debatuar, problemi i prishjes se vendimeve te shkalles se pare ne Gjykaten e Larte, tashme do te jete i kontrolluar nga zyrtaret e KLD-se per te pare ligjshmerine e zbatimit te ligjit, por nje gjyqtar nuk duhet te mbarte 40 perqind te dosjeve ne nje vit kalendarik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta