
Do te shtyhet edhe me nje jave dorezimi i kartave te identitetit, qe sipas variantit te pare qeveritar u deklarua
se do te merreshin vetem dy jave pas aplikimit.
Aktualisht, asnje nga keto leternjoftime elektronike nuk eshte dorezuar, nderkohe qe vete perfaqesuesit e zyrave te gjendjes civile dhe stafi qe merret me dorezimin e aplikimeve nuk mund t’i jape nje pergjigje te sakte interesimit te qytetareve.
Sipas disa perfaqesueseve te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile, parashikohet qe marrja e kartes te realizohet tri jave pas aplikimit dhe jo dy, ashtu sikunder ishte deklaruar me pare. Nga ana tjeter, qytetaret shprehen te pakenaqur me kete shtyrje te afatit, por sidomos nga fakti se nuk kane marre asnje njoftim nga ana e autoriteteve zyrtare nepermjet medias, si per fillimin e procesit.
Aplikimi per kartat nisi ne daten 12 janar, ndersa bllokimi i shperndarjes se ketyre dokumenteve nuk eshte sqaruar ende nga autoritetet e Ministrise se Brendshme.
Top Channel