Devoll, femijet e rrezikuar nga lumi

29/01/2009 12:00

Femije te vegjel perballen cdo dite me rrjedhen e lumit ne perpjekjet dhe mundin e tyre per te fituar pak dituri.

Sakrifica e femijeve te fshatit Dobranj ne zonen e Devollit per arsimim, kalon permes lumit te fshatit. Pertej ketij lumi pak kilometra me tej ose 30 minuta larg ndodhet nje shkolle, ajo e fshatit Bracanj.

Per te arritur atje femijet duhet te kalojne lumin, mbi te cilin mungon nje ure, permes ujit dhe rrezikut. Dita e tyre me fat eshte kur nje mjet i ndihmon per te kaluar lumin, ne rast te kundert kur ka reshje dhe prurje te medha, mbeten pa mesim.

Kryetari i komunes Arben Mucka vjen cdo mengjes per te ndihmuar femijet dhe makina e tij ben transportin dhe can permes lumit e ngarkuar me femije edhe pse kjo eshte e rrezikshme. Ky ritual eshte thuajse i perditshem.

Prinderit i percjelin femijet deri ne buze te lumit, presin kalimin e tyre dhe me pas rikthehen per t’i marre pas mesimit. Ata thone se shpesh detyrohen t’i mbajne femijet ne kurriz per te mos i lene te futen me kembe permes ujit.

Banoret dhe kryetari i komunes kane ndertuar disa here ura druri, por kjo nuk mjafton. Me rritjen e prurjeve urat shkaterrohen. Banoret apelojne per ndihme dhe fonde. Ne rast se femijet nuk kalojne permes lumit jane te detyruar te ecin 3 ore me kembe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB