Bllokohen kompjutera pirate, destinacion Shqiperia

29/01/2009 15:55

Autoritetet doganore italiane ne Taranto bllokojne 37 mije  kompjutera te destinuara per Shqiperine, pasi ishin prodhim kinez i falsifikuar.

Ne nje njoftim autoritetet italiane sqaronin se sasia e kompjuterave ishin prodhime pirate kineze. Ata kane kontaktuar me kompanite e ligjshme dhe konkluduan se sasia ishte me prodhime te falsifikuara.

Kontenieret qe ishin ngarkuar me kompjutera u transportuan me nje anije me flamur panamez.

Autoritetet italiane kane vendosur bllokimin e sasise, nderkohe qe ngarkesa do te vinte ne portin e Vlores.

Dyshohet se kompjuterat jane per llogari te projektit per kompjuterizimit te shkollave, qe po zbatohet nga nje konsorcium serbo-shqiptar.

Kompania as e pohoi dhe as e mohoi kete fakt, ndersa ministri i Arsimit Fatos Beja tha se projekti do te vazhdoje normalisht dhe se nuk ka lidhje me kete operacion.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta