Bashkia mbeshtet projektin ” Think Green”

29/01/2009 16:25

Bashkia e Tiranes mbeshtet projektin “Think Green” te nje skuadre studentesh qe synon sensibilizmin e moshave te reja ne fushen mjedisore te riciklimit si dhe aftesise se tyre sipermarrese ne kete fushe.

Kryetari i bashkise, Rama ka pershendetur kete projekt qe edukon te rinjte per ruajtjen e mjedisit dhe vlerave te tij.

“Eshte nje projekt i madh dhe synon te ndryshoje cilesisht rolin e cdo individi dhe individi per ruajtjen e mjedisit dhe per shlyerjen e atij borxhi qe secili u ka atyre qe do te vijne pas”, u shpreh Rama.

Kur flitet per ngrohjen globale, tha Rama, si nje kercenim i madh i ketij shekulli,Shqiperia ka rolin e saj.

Bashkia e Tiranes do te nise nje fushate te madhe mjedisore ku do te lancohet edhe “Think Green” .Si fillim ai do te zhvillohet me 5 shkolla te mesme ne kryeqytet .

Top Channel