
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane depozituar ne limitet e fundit te afatit kohor, kandidaturat e tyre per anetaret e rinj te KQZ-se.
PD ka depozituar ne Kuvend emrat e Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit. Kurse Partia Socialiste te Deshira Subashit, e cila eshte aktualisht anetare e KQZ-se, dhe te Artan Lazenit.
Po ashtu, Partia Demokratike paraqiti kater kandidatura per kryetar te KQZ-se, prej te cilave, sipas ligjit, Partia Socialiste kualifikoi dy. Keshtu dy emrat qe do te votohen per kryetar te KQZ-se jane Arben Ristani dhe Albana Vokshi. Deri para pak kohesh, Arben Ristani ishte anetar i KQZ-se aktuale, derisa u zgjodh te drejtoje Shkollen e Magjistratures.
Ne rast se votohet nga Parlamenti, Arben Ristanit do t’i duhet te zgjedhe mes Shkolles se Magjistratures apo rikthimit kesaj here ne krye te KQZ-se. Partia Republikane, e cila ka te drejte te kete nje anetar, ka propozuar anetarin aktual te KQZ-se, Klement Zgurin dhe Arben Braçen, kurse Partia Social-Demokrate Pandeli Varfin dhe Pavli Zerin.
Top Channel