Ruli: Eksport energjie Greqise

28/01/2009 15:25

Pas shume vitesh krize dhe mungesa te energjise elektrike, dhe kur hija e nderprerjeve te gjata eshte ende ne dyert e cdo familjeje shqiptare, per here te pare Shqiperia ka nisur eksportin e saj duke perfituar nga kushtet e favorshme klimaterike.

(UPDATE) Ministri i Ekonomise Genc Ruli, deklaroi se gjate muajit shkurt Shqiperia do te eksportoje rreth 4 milion kilovatore.  

Ruli pohoi se Shqiperia do i shese energji Greqise, duke shfrytezuar sipas tij, gjendjen optimale te rezervave ujore.

“KESH ka arritur te beje nje marreveshje eksporti me kompanine publike greke me 200 megavatore per nje periudhe njemujore”, u shpreh Ruli.

Kreu i energjetikes ka zbardhur edhe pikat kryesore te marreveshjes mes qeverise dhe firmes ceke “Cez” per shitjen e operatorit te shperndarjes

Ruli ka bere te ditur gjithashtu se cmimet per vitin 2009 do te mbeten te pandryshuara dhe me pas do te levizin sipas tregut.

Nderkohe edhe pse, sipas ministrit, negociatat me “Cez”  per shitjen e Operatorit te Shperndarjes, jane ne perfundim ende nuk ka nje afat zyrtar se kur OSSH do te kaloje zyrtarisht ne pronesi te cekeve.

Top Channel