
Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar pas qendrimit te BE-se lidhur me ligjin e dosjeve, duke akuzuar qeverine se nuk po respekton parimet e ketij unioni.
Ne nje deklarate per shtyp te mbajtur para pak castesh, Rama ka theksuar se kritikat e sotme jane shansi i fundit qe BE i ofron “marrezive” te qeverise shqiptare.
“Qeveria nuk respekton vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian. Keshtu perkthehet deklarata e sotme e BE, qe eshte shansi i fundit qe Brukseli i jep kesaj qeverie te papergjegjshme. Prej marrezive te Berishes dhe kabinetit te tij do te vuajne shqiptaret”, ka deklaruar Rama.
Shefi i socialisteve ka kritikuar ashper mazhorancen dhe ne vecanti kryeministrin per “arrogancen” e shfaqur sipas tij ne miratimin e ligjit te dosjeve vetem me votat e shumices.
“Miratimi i ligjit te dosjeve me nje shumice te thjeshte, jashte parimeve te BE dhe me nje arrogance provinciale qe Berisha shfaqi ndaj kritikave, kane bere qe BE te jape sot sinjalin e saj. Kryeministri duhet ta marre kete sinjal me seriozitetin me te madh”, ka pohuar Rama.
Me tej ai ka paralajmeruar se PS do ta coje ligjin e lustracionit ne Gjykaten Kushtetuese, duke shprehur bindjen se ky institucion do ta shpalle ligjin si anti-kushtetues.
“Nuk na duhet nje drejtesi nen presion dhe pa efektshmeri qe nuk denon korrupsionin e larte. Ne do t’i drejtohemi gjykates kushtetuese ku do te provojme anti-kushtetueshmerine flagrante”, ka shtuar Rama.
Top Channel