
Banka e Shqiperise vendos te ule normen baze te interesit me 0.5 pike perqindje duke e zbritur ne 5.75 per qind.
Guvernatori Ardian Fullani tha se ky vendim u mor pas veshtiresive qe po hasnin bankat per likuiditet dhe renies se inflacionit.
Fullani ka shpjeguar dhe efektet e pritshme qe ka ky vendim per qytetaret, por edhe per ekonomine ne teresi
“Stimuli i sotem vleresohet se eshte bere ne momentin e duhur per te mbeshtetur ekonomine me kredi dhe ndikon ne stabilitetin financiar te vendit dhe minimizon efektet negative qe vijne nga kriza nderkombetare”, u shpreh Fullani.
Gjithsesi situata e ekonomise ne te ardhmen mbetet e paqarte dhe rreziqet jane te shumeanshme. Madje guvernatori ka permendur dhe nje rrezik te hershem, i cili keto muajt e fundit sikur eshte harruar.
“Ky shi i madh likuiditeti ne te gjithe boten padyshim qe ceshtjen e inflacionit shume shpejt do ta nxjerre mbi tavoline”, u shpreh Fullani.
Top Channel