Berisha: Kriza zgjidhet me reforma financiare

28/01/2009 15:00

Kryeministri Sali Berisha, i cili po merr pjese ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos, ka shprehur pikepamjet e tij se kriza ekonomike globale nuk mund te zgjidhet me politika proteksioniste, por se pergjigja e duhur do te ishte nje politike reformatore ne fushen e financave. (UPDATE)

Kryeministri Berisha i shprehu keto pikepamje ne debatin televiziv ne CNBC, duke terhequr vemendjen e mediave te tjera nderkombetare, te interesuara per Shqiperine si nje nga vendet e pakta ne bote me rritje ekonomike.

Megjithese deklaroi nje rritje prej 9.9 perqind, kryeministri Berishanuk perjashtoi pasqyrimin e krizes ekonomike boterore edhe ne Shqiperi, duke renditur si faktore renien e eksporteve, importeve dhe te ardhurave nga emigrantet.

Megjithate kryeministri Berisha ishte optimist per rritje te metejshme ekonomike, perderisa Shqiperia ka ende shume burime per t’u shfrytezuar dhe projekte qe jane duke u realizuar.   

 

Top Channel