
Komiteti per parandalimin e tortures dhe trajtimeve jonjerezore te KE-se, ka publikuar raportin mbi Shqiperine. Ky dokument eshte bere publik ne baze te kerkeses se qeverise shqiptare.
Perfaqesuesit e ketij komiteti vizituan Shqiperine ne qershor 2008 me qellim ekzaminimin e progresit te realizuar dhe ndjekjen e rekomandimeve te formuluara nga KE-ja.
Nje vemendje e vecante iu kushtua trajtimit te personave te ndaluar nga policia vendase dhe kushteve te burgimit ne qendra te ndryshme, sic jane ato te Tiranes, Durresit, Korces dhe Vlores.
Delegacioni ka deklaruar se ka vene re permiresime te dukshme ne fusha te ndryshme. Ndryshe nga vizitat e meparshme, nje pjese e madhe e te burgosureve, te pyetur nga delegacioni, deklaruan se ishin trajtuar korrektesisht gjate periudhes se ndalimit.
Megjithate, duket se ka perjashtime. Nje sere deshmish te besueshme mbi trajtime te dhunshme fizike jane mbledhur nga delegacioni i KE-se.
Per sa i perket kushteve te burgimit, ne qendrat e ndalimit te perkohshem, delegacioni ka vene ne dukje nje progres domethenes.
Ne mbyllje te raportit, KE-ja ka rekomanduar autoritetet shqiptare te shumefishojne forcat ne luften kunder keqtrajtimit policor.
Gjithashtu KE-ja i ka terhequr vemendjen autoriteteve per permiresimin ne menyre urgjente te kushteve te ndalimit neper komisariate, te cilat sipas tyre nuk jane shume te kenaqshme.
Detajet e ketij raporti jane te disponueshme ne platformen elektronike te Keshillit Evropian.
Top Channel