
Gjate mbledhjes se pare te Asamblese Parlamentare me 26 janar, fuqia e delegacionit shqiptar u kontestua nga pjesemarresit.
Te pranishem ishin Aleksander Biberaj dhe Ilir Rusmali. Ne te bente pjese edhe Arenca Trashani e PD, e mandatuar nga Parlamenti si anetare zevendesuese.
Duke iu referuar heqjes se parakohshme te Biberaj, Matias Eorsi, delegati i Hungarise u shpreh: “Ne kemi arsye te mendojme se nje nga anetaret e asamblese shqiptare eshte shkarkuar ne kundershtim me rregullat qe jane ne fuqi. Komiteti i rregullores se asamblese do pergatise nje raport mbi kete ceshtje dhe nje vendim perfundimtar do te merret gjate seances se ardhshme, qe i bie diten e enjte”.
Deri atehere delegacioni i ri shqiptar mund te vendoset ne menyre te perkohshme ne Asamble. Ai mund te ruaje te drejten e votes dhe te fjales, por nuk mund te marre pjese ne asnje votim qe shkon mbi fuqite qe ky delegacion ka.
Gjate mbledhjes Asambleja ka votuar dhe rizgjedhur Lui Maria de Puig si president, si dhe zevendespresidentin.
Top Channel