
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini.
Lirimi i kreut te Tatimeve behet me vendim te Keshillit te Ministrave. Qeveria emeroi si Drejtor te ri te Tatimeve, Artur Papajanin.
Sefgjini, i cili ka qene drejtues i SHIK, eshte nje prej te akuzuarve per rrembimin dhe torturim te biznesmenit, Remzi Hoxha.
Drejtesia kerkon ekstradimin e Kumbaros
Nderkohe ne Londer vijon seanca, ku po paraqiten argumentat e pales shqiptare se personi qe pretendon se quhet Shaqa Shatri, eshte pikerisht Ilir Kumbaro.
Drejtesia shqiptare kerkon ekstradimin e tij, pasi ka fakte te forta qe vertetojne se personi qe hiqet si shtetas me origjine ish-jugosllave eshte vete Kumbaro, nje ish-zyrtar i SHIK-ut mbi te cilin rendojne akuzat per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Top Channel