
Mazhoranca aktuale do te kete perballe ne zgjedhjet e qershorit grupimin me te ri te partive te djathta, Polin e Lirise.
Por nese me shume gjasa ne strehen e shumices aktuale do te pozicionohen edhe parti qe kane anuar nga e majta, si agraroambientalistet e Xhuvelit, ne krahun tjeter Poli i Lirise do te jete i perbere vetem nga forca te djathta ku bejne pjese demokristianet e Nard Ndokes, Levizja per Zhvillim Kombetar e Dashamir Shehit dhe Partia e re per Ligj dhe Drejtesi e Spartak Ngjeles.
Ky grupim synon te mbledhe rreth vetes te djathen tradicionale, ku bejne pjese edhe grupime shoqerore dhe politike si Balli Kombetar, ish-te perndjekurit dhe ish-pronaret, pra shtresa qe kane votuar tradicionalisht per PD dhe aleatet e saj e qe rregullisht jane zhgenjyer prej tyre.
“Prezenca e PD ne keto 4 vite ne qeverisje tregoi se eshte nje parti e qendres ose e majte ne aktivitetin e saj dhe kjo ka krijuar nje boshllek tek e djathta, duke lene te zhgenjyer disa shtresa te popullsise dhe grupesh interesi, qe kane shpresuar per nje qeverisje te djathte. Domosdoshmeria e perfaqesimit te idealeve te djathta eshte e domosdoshme”, deklaron kreu i PDK, Nard Ndoka.
Ne tentativen e tij te gjate per te grupuar nen nje strehe te vetme partite tradicionale te se djathtes, Dashamir Shehi fokusohet tek domosdoshmeria qe ka politika shqiptare per nje grupim te tille, i cili synon te ngreje bazat e opozites brenda se djathtes.
“Kjo mundesi organizimi brenda ketij grupi u jep mundesine te gjitheve per te bere protagonizmin politik. Shqiperia nuk mund te vazhdoje duke u fshehur si struci. Kjo mazhorance duhet te kishte kapur disa nga objektivat e veta. Une nuk mund te shoh si ne perrallat daneze, ku njerezit thoshin se mbreti lakuriq ka rroba te bukura”, shprehet Shehi.
Gilman Bakalli, i cili pritet te mbaje edhe funksionin e sekretarit te pergjithshem ne Partine per Ligj dhe Drejtesi te udhehequr nga Ngjela, thekson se ky pol synon te perfaqesoje vlerat e verteta te se djathtes qe jane harruar nga mazhoranca aktuale.
“Ne fund te kete nje grupim partish te djathta qe te realizojne ato aspirata te disa grupimeve qe jane harruar”, pohon Bakalli.
Poli i Lirise aktualisht eshte ne tratativa edhe me parti te tjera te spektrit te djathte, nder te cilat Balli Kombetar i Adriatik Alimadhit dhe partia e cameve PDI. Burimet thone per Top Channel se megjithese tratativat nuk kane perfunduar, ato pritet te jene te suksesshme. Por vec tyre do te synohet afrimi edhe i figurave te ndryshme ne mazhorancen aktuale, te cilat nuk e gjejne veten brenda atij grupimi.
Deri ne keto momente te tre partite, pjese e Polit te Lirise kane hartuar nje projekt/draft, sipas te cilit koalicioni do te drejtohet nga nje ekip koordinues i perbere nga kryetaret e secilit grupim politik pjesemarres.
Cdo parti do te caktoje sekretarin e pergjithshem te saj si pike kontakti te perditshem midis partnereve te koalicionit. Nderkohe qe ne cdo rreth do te krijohen deget e koalicionin Poli i Lirise dhe ne cdo qark asamblete e perbashketa zgjedhore. Nje shkalle organizimi qe premton nje paraqitje me serioze te se djathtes alternative, me te bashkuar se kurre me pare.
Top Channel