
Opozita forcon presionin mbi qeverine per nje nga standartet kryesore te zgjedhjeve te ardhshme politike, pajisjes se shtetasve me karta identiteti. Eksponente te se majtes ngrene shqetesimin per vonesat dhe paqartesite ne kete proces.
“Kane kaluar dy jave qe nga fillimi i aplikimit dhe asnje shtetas nuk eshte pajisur me karte. Aplikanteve tashme nuk po u jepet asnje date e sakte. PS eshte e mendimit se vonesat ne pajisjen me karta eshte nje ogur i zi”, ka deklaruar socialisti Damian Gjiknuri.
Edhe LSI thote se po e monitoron kete proces dhe se veren mjaft probleme. “U bejme thirrje shqiptareve qe te marrin pjese ne kete aksion per te miren e tyre, jo per ate te Berishes. Ne duam qe zgjedhjet te regjistrohen brenda standarteve dhe do te jemi monitorues ne kete drejtim”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili.
Pajisja e shtetasve me karta identiteti eshte vecuar si nje nga elementet baze per mbajtjen e zgjedhjeve te qershorit si nje shans qe vendi te shpetoje nga proceset zgjedhore te kontestuara kryesisht per mungesen e dokumentave te rregullta te identitetit, qe linin mundesi te hapura per manipulim te votes.
Procesi nisi permes nje entuziazmi te madh te autoriteteve dhe me mbeshtetje te gjere, por pas diteve te para u pa qarte se ashtu si entuziazmi, edhe problemet ishin te medha.
Top Channel