Digitalb, risi teknologjike per shikuesit

27/01/2009 20:35

Te zgjedhesh e te paguash vetem per filmin apo evenimentin qe pelqen te shikosh. Karta “Gold Plot” eshte risia me e fundit tekno-argetuese qe ofrohet nepermjet kanalit “DigiGold” per te gjithe abonentet nga DigitAlb.

Nepermjet kesaj karte, abonentet e DigitAlb do te shikojne evenimentet me te rendesishme duke perfshire dhe filmat me fundit qe hidhen ne treg.

“Eshte njesoj si karta tjeter. Zbulon smart-cardin dhe me pas dergon mesazhin dhe te vjen pergjigjia. Gjithashtu, programet mund te shihen ne menyre elektronike, ne gazeten shqip, etj”, deklaron drejtori i programacionit ne DigitAlb, Agim Pocari.

Cdo jave ne kanalin DigiGold futen 4 evenimente te reja dhe te rendesishme, te cilat qytetaret mund t’i zgjedhin sipas preferences. Karta “Gold Plot” kushton 2500 leke dhe ka 3000 kredite, por ajo mund te zgjase sipas deshires dhe preferences se abonentit.

“Nje eveniment kushton 125 leke dhe me 2500 leke mund te shohesh 20 filma ne kohe te ndryshme. Nje film qe te pelqen mund ta ruash per nje jave apo nje muaj”, sakteson Pocari.

Porosia per cdo program mund te behet 24 ore para se te transmetohet, por edhe ne 5 minutat e para  te tij. Per cdo sqarim per shikuesit eshte vene edhe nje numer falas telefonik, nje tjeter praktike perendimore kjo, ne komunikimin me klientin, cka e ben oferten e DigitAlb nje risi te vertete te teknologjise mediatike ne Shqiperi.

Top Channel