Zogaj: Aplikimi per vendin anetar nuk eshte i vonuar

26/01/2009 21:35

“Per integrimin ne NATO dhe BE kemi nje qendrim konstant te maxhorances dhe opozites”. Me kete fjali e ka nisur biseden ne “Shqip”, kreu i Komisionit te Jashtem, Prec Zogaj, sipas te cilit, nsima per te aplikuar per vendin kandidat ne BE, u mor ne kohen kur i erdhi radha.

“Nuk ka asnje sens kur thuhet se kjo gje eshte neglizhuar. Eshte e vertete qe PS ka paralajmeruar se do ta merrte kete nisem, keshtu qe u perputhen ne kohe deshira e opozites me nismen e maxhorances. Nuk ka asgje per te debatuar dhe as per te ngritur ceshtje qe jane te kapercyera”, pohon Zogaj.

Ne vijim, ai ka kundershtuar idene se presidenca ceke eshte skeptike per pranimin e vendeve te reja ne BE. “Ne e dime shume mire se euroskeptiket ekzistojne dhe do ekzistojne. Presidenca ceke ka tre prioritete; ekonomine, energjine dhe zgjerimin. Politika e zgjerimit ngelet nje politike konstante pavaresisht skeptikeve”, deklaroi deputeti demokrat.

Sipas tij, Qeveria Shqiptare, ne aktin per aplikim, ka me vete edhe konsensusin e Parlamentit dhe kjo eshte, rezoluta. “Kemi disa arritje qe sherbejne si baze per kete hap te ri qe duhet te hedhim. Shqiperia ka nje komision te integrimit, i cili drejtohet nga opozita dhe une besoj se ky komision ka punuar per te realizuar kontrollin parlamentar mbi qeverine per detyrat qe burojne nga progres-raporti i ketij viti. Shiperia po pergatitet per te kaluar nga stadi i marreveshjes se lehtesimit te vizave tek liberalizimi i vizave”, vijoi Zogaj. 

Top Channel