Withers: Obama, mik i madh i Shqiperise

26/01/2009 10:50

“Presidenti Obama do te jete mik i madh i Shqiperise”, deklaroi sot ambasadori amerikan ne Tirane John Withers.

Ne Forumin per Sigurine dhe Politiken e Jashtme me teme “Politika e jashtme amerikane, administrate e re, doktrine e re”, diplomati amerikan tha nuk ka asnje dyshim se Obama do te jete ndjekes i tradites qe shkon deri ne kohen e presidentit Willson dhe qe kulmoi me administraten e Xhorxh Bush. Withers deklaroi se gjate tete viteve te fundit marredheniet mes SHBA-se dhe Shqiperise arriten majat me te larta dhe bashkepunimin me te mire, qe u permbyll me marrjen e fteses se anetaresimit ne NATO.  

“Politikat tona ndaj rajonit dhe Shqiperise do te mbeshteten ne shpresa e pritshmeri. Nen drejtimin e presidentit Obama parashikojme nje Shqiperi ne qender te nje rajoni ne paqe e stabilitet, nje Shqiperi qe vazhdon te ndihmoje e te bashkepunoje me shtetin me te ri, Kosoven”, tha ai.

Ambasadori Withers u shpreh i sigurte per dite te mira ne marredheniet mes dy vendeve. Duke cituar pjese nga fjalimi i Obames diten e zgjedhjes president, se do te jete mik i cdo kombi, Withers shprehu besimin se Shqiperia do te vazhdoje perpjekjet per respektimin e kushtetutes, luften kunder korrupsionit dhe forcimit te demokracise.

Zgjedhjen e afro-amerikanit te pare ne krye te SHBA-se, Withers e cilesoi si nje epoke ndryshimesh, tek te cilat beson, ashtu si edhe presidenti Obama.

Top Channel