
Shirat e nje nate me pare kane shkaktuar deme te konsiderueshme ne tokat bujqesore. Shume fshatra te rrethit te Krujes jane permbytur dhe jane te pakten 600 hektare toke qe ndodhen nen uje.
Siperfaqet me te prekura nga permbytjet jane ne fshatrat Muriqan, Mazhe, Mallkuc, si dhe ne disa fshatra te Durresit. Nje pjese e madhe e ketyre siperfaqeve te permbytura jane te mbjella me grure. Ne fshatin Muriqan rreth 12 familje jane te izoluara nga sasia e madhe e ujit rreth shtepive te tyre.
Kjo zone permbytet shpesh gjate kohes kur ka reshje per shkak se kanalet kulluese nuk jane pastruar prej vitesh. Por arsye tjeter eshte edhe dalja nga shtrati e lumit Ishem per shkak se ne shume vende ai eshte ngushtuar nga hedhja e inerteve apo ndertimeve te ndryshme.
Top Channel