Sulm racist ndaj 5 shqiptareve ne Itali

26/01/2009 10:15

Nje proteste kunder perdhunimit te nje vajze ne nje province te Lacios, eshte shnderruar ne sulm racist kunder pese shtetasve shqiptare.

Ngjarja kishte ndodhur disa dite me pare ne Guidonia, ku nje vajze ishte perdhunuar nga nje bande rumune ne makinen e saj, ndersa i dashuri ishte keqtrajtuar dhe ishte mbyllur ne bagazh.

Nje grup te rinjsh te pajisur me shkopinj bejsbolli dhe flamuj ne duar kane perdorur fraza raciste ndaj emigranteve: T’i vrasim!, Kthehuni ne shtepite tuaja!. Kater rumune dhe pese shqiptare jane sulmuar ne dy episode ne bare dhe ne rruge.

Policia ka arrestuar dy te rinj dhe ka indentifikuar me shume se 10 te tjere te perfshire ne keto sulme. Objekt i sulmit kane qene nje grup shqiptaresh, qe kane mundur te fshihen ne nje lokal, per t’i shpetuar zemerimit te italianeve.

Top Channel