Polican, femijet e “ngujuar” braktisin qendren

26/01/2009 12:30

Ashtu sic edhe paralajmeruan 22 femije qe mbaheshin ne qendren kombetare te ngujimit u larguan nga Policani duke u rikthyer ne shtepite e tyre e disa edhe ne kullat e ngujimit.

Ata u moren nga prinderit e tyre, nderkohe tashme qendra eshte e boshatisur dhe nuk dihet se cdo ndodhe me tej

“Do te bej cmos qe kjo qender te mos mbyllet”, u shprej drejtoresha Liliana Luani.

Ne qendren e femijeve te ngujuar ishte edhe kryesocialisti, Edi Rama i cili pa nga afer kushtet ne te cilat jetonin te miturit. 22 femijet jane mbledhur ne zonat e Dukagjinit dhe prej 2006 ata mbaheshin ne kete qender sekrete jo vetem per t’u mbrojtur jeten nga gjakesi por edhe per te ndihmuar ne shkollimin e tyre.

Por kamera e Top Chanel zbuloi nje realitet tjeter, pasi hyri ne ndertesen qe dikur ishte spital. Jo vetem qe kushtet nuk ishin te mira per keta te mitur, por femijet ushqeheshin prej mese nje viti me ndihma dhe ushqime te marra me liste ne qytezen e Policanit.

Nuk ka ende nje reagim zyrtar per boshatisjen e qendres,ashtu sikurse nuk dihet ende se ku shkonin fondet e akorduara apo nese kishte fonde mjaftueshem per ta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB