
Fatmir Mediu, ne cilesine e anetarit te komisionit te jashtem parlamentar, ka vleresuar se qeveria ka zgjedhur presidencen e duhur te Bashkimit Evropian per te aplikuar per statusin e kandidatit.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne TCH, Mediu ka dhene edhe arsyet perse aplikimi nuk duhej te behej me pare, gjate presidences franceze.
“Do ishte e gabuar qe aplikimi te behej ne mandatin e presidences franceze, sepse do kishim te benim nga mbarimi i nje mandati ne fillimin e nje presidence tjeter. Mendoj se eshte mire qe eshte nisur ne fillim te presidences ceke”, ka deklaruar Mediu.
Sipas tij, Shqiperia ndodhet ne momentin e duhur dhe per mundesine e aplikimit te saj ka shenja pozitive nga vendet anetare te BE.
“Anetaresimi dhe kerkesa per aplikim e ben me te vlefshem procesin sepse vendet anetare jane shprehur pozitivisht pas nenshkrimit te MSA-se. Nga ana tjeter, Kuvendi nepermjet rezolutes ka detyren kushtetuese qe te ushtroje kontrollin me qellim arritjen e nje kontrolli te suksesshem”, ka pohuar Mediu.
Kreu i PR e ka cilesuar presidencen ceke si me te posacmen per vendin, pasi gjate presidencave te meparshme spikasnin qendrimet e disa vendeve anetare kunder zgjerimit te BE-se.
“Duhen vleresuar kushtet per te gjetur kohen e pershtatshme. Ne kohen e presidences franceze pati nje problem me Traktatin e Lisbones, pasi Gjermania dhe Franca deklaronin se nuk mund te kishte zgjerim me ate qe ndodhi. Ky eshte nje kalvar i gjate diskutimesh. Qeveria e ka gjykuar thelle qe eshte nje moment qe ne do kemi mbeshtetje maksimale”, ka shtuar Mediu.
Top Channel