Korce, shperthen impianti i gazit, lendohen dy persona

26/01/2009 14:20

Nje restorant ne Korce eshte shkaterruar plotesisht nga shperthimi i nje impianti gazi ne brendesi te tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10.30 te mengjesit gjate furnizimit me gaz per ngrohje.

Policia ka thene se dy persona jane demtuar lehte nga forca e shperthimit kur eshte krijuar nje vakum nga presioni i gazit por fatmiresisht te lenduarit por edhe lokali ka shpetuar nga djegia dhe renia e nje zjarri te mundshem.

Nga vakumi qe eshte krijuar gjate furnizimit me gaz per kaldajen shperthimi i fuqishem ka cuar ne thyerjen e xhamave dhe si pasoje ne shkaterrimin e ambienteve, nderkohe qe dy te plagosurit me shume kane patur shembje nga forca e shperthimit.

Ne vendngjarje kane shkuar forca te policise dhe eksperte per te konfirmuar shkakun e shperthimit ne kete lokal. Vatra e shperthimit sipas policise eshte lokalizuar ne pjesen e bombules nderkohe qe gjithcka ka ndodhur ne momentin e mbushjes per furnizim te impiantit ne brendesi te godines.

Top Channel