
Anetarja socialiste e Komisionit te Jashtem, Arta Dade, e ka cilesuar si te vonuar inisiativen e qeverise per te paraqitur kandidaturen e vendit aplikant per ne Bashkimin Evropian.
“Maxhoranca eshte e vonuar per te paraqitur statusin e vendit kandidat per ne BE. Maxhoranca duhej te kishte pasur kurajon qe ta bente aplikimin per vend kandidat edhe kur lideri i opozites kerkoi nje gje te tille”, theksoi Dade.
Ne vijim ajo tha se komisioneri per zgjerimin ka vene ne dukje se Shqiperia nuk eshte ende gati per kete aplikim. “Gjithesesi ne kemi kerkuar qe te behet kerkesa dhe kjo s’ka te beje fare me mosratifikimin e MSA-se sic eshte rasti i Greqise. Lidhur me aplikimin nga ana e Malit te Zi, eshte per te ardhur keq qe ne progres-raportin e vitit 2007, Mali i Zi eshte perfshire ne te njejtin nivel bashke me Shqiperine. Eshte per te adrdhur keq qe ne mjaft elemente, Shqiperia ka bere hapa prapa dhe kjo behet e ditur edhe ne raport-progresin e vitit 2008”, nenvizon deputetja socialiste.
Ne vijim te fjales gjate emisionit “Shqip”, Dade sulmoi maxhorancen. “Problemi eshte qe vete maxhoranca nuk e ka ndier veten qe i ka kryer mire detyrat e shtepise per te aplikuar per statusin e kandidatit”, qarteson Dade.
Top Channel