Ceshtja “Biberaj”, perplasje PD-PS

26/01/2009 17:55

Ceshtja “Biberaj” ka zbritur ne kuvendin e Shqiperise dhe ka sjelle perplasjen e dy grupeve kryesore parlamentare.

Kryetarja e deputeteve socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se shkarkimi i Biberajt demton imazhin e vendit dhe proceset integruese, ndersa akuzoi kryetaren e Kuvendit per shkelje te rregullores, duke penalizuar keshtu vendin nga Keshilli i Evropes.

“Keshilli i Evropes do te dergoje ne Shqiperi dy reportere per ceshtjen “Biberaj” dhe per Ligjin e Dosjeve”, u shpreh Leskaj.

Ndersa numri nje i deputeteve demokrate, Astrit Patozi, deklaroi se opozita po e interpreton gabim rregulloren dhe nuk mund te caktoje kompetencat e kryetarit te kuvendit.

“Perfaqesimi i kuvendit shqiptar duhet te jete dinjitoz dhe per kete arsye u propozua ne krye te delegacionit, Ilir Rusmali”, u shpreh Patozi, duke sqaruar se kerkesa e Topallit eshte bere ne baze te nenit te rregullores qe ben fjale per kompetencat e kryetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB