Ceshtja “Biberaj”, opozita kunder Topallit

26/01/2009 14:55

Opozita ka reaguar ne bllok ndaj kerkeses se kryetares se kuvendit, Jozefina Topalli drejtuar Asamblese te Keshillit te Europes, ku kerkohet shkarkimi nga posti i zevendespresidentit, Aleksander Biberaj.

“Sot, kur na ndajne edhe 153 dite nga fundi i kesaj epoke, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli na treguan edhe nje here se do te mbeten deri ne fund udheheqesit qe nuk meritojme, politikanet qe nuk na duhen, njerezit qe per interesat e perfitimet e tyre personale dhe larjen e hesapeve te tyre klanore sakrifikojne cdo interes te vendit e te qytetareve pa dallim. Pas 153 ditesh te keqqeverisurit perdite e me te shumte te ketij vendi, te te gjitha moshave e aneve te Shqiperise, do te bejme realitet ndryshimin e madh dhe ndarjen me te keqen qe misheron pushteti i sotem i Sali Berishes e Jozefina Topallit. Te cilet, duke na turperuar te gjitheve ne syte e mbare Europes, na dhane sot nje tjeter arsye per t’u bere bashke, ne emer te nje politike te re qytetaresh per te ardhmen kunder nje politike te vjeter politikanesh per te shkuaren”, u shpreh zedhenesja e PS-se, Mimi Kodheli.

Nderkohe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, e cilesoi absurde dhe ne kundershtim me rregulloren kete kerkese, qe sipas tij eshte ne vazhden e shkeljeve te kryetares Topalli.

“Nuk e kuptojme se si mund te anashkalohen te gjitha procedurat parlamentare dhe se si ne menyre arbitrare te zevendesohet nje perfaqesues nga parlamenti. Kjo nuk ndihmon as parlamentin dhe ne rastin konkret krijon edhe nje problem imazhi per vendin tone”, u shpreh Meta.

Nje qendrim te ashper kane patur edhe socialdemokratet, te cilet e quajten kete kerkese skandalin e radhes te mazhorances aktuale.

“Maxhoranca qeverisese vazhdon me skandalin e radhes. Urdheri i kryetares se kuvendit per shkarkimin nga detyra te Biberajt eshte nje shkelje e standarteve demokratike”, u shpreh Diana Culi, e PSD-se.

Top Channel