
Zevendesimi i kryetarit te delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes, Aleksander Biberaj, nisi si ceshtje e vogel e rutines paramentare, por ka marre permasat e nje debati te gjere, jo vetem brenda politikes se brendshme, por edhe ne Keshillin e Europes.
Pas ankimimit te ceshtjes nga zoti Biberaj, ky institucion do te vendose te marten nese zevendesimi i firmosur nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, eshte apo jo legjitim. Por nderkohe nga Strasburgu, anetaret e delegacionit shqiptar japin nje panorame krejt te ndryshme mbi statusin qe ka Shqiperia ne Keshillin e Europes, deri ne marrjen e vendimit.
“Ne marrim pjese ne mbledhje po nuk votojme dot deri ne nje vendim te Komisionit te Rregulloreve dhge Procedurave”, u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami.
Deputetja republikane, Lajla Pernaska, anetare e delegacionit thote se eshte krejt e kunderta, pasi puna atje vijon normal.
Por pertej debatit per procedurat e ndjekura nga Topalli dhe imazhit te Shqiperise ne institucionet nderkombetare, ceshtja Biberaj ka pervijuar carjen brenda vete PD. Ish ministri i jashtem dhe deputeti i maxhorances Besnik Mustafaj ka folur ashper kunder kryetares se kuvendit per kete akt, qe ai e ka quajtur te paprecedent.
“Topalli ka shkelur dy here kompetencat e saj. Ka shkelur detyrimet per t’i mbuluar shpenzimet Biberajt dhe ka shkelur procedurat per zevendesimin e tij. Kryetarja ka vene seancen para faktit te kryer dhe nuk e ka njoftuar as kuvendit dhe vete Biberajn. Keto veprime demtojne imazhin tone nderkombetarisht”, u shpreh Mustafaj.
Top Channel