Bushati: Presidenca ceke, momenti i gabuar

26/01/2009 21:55

Drejtuesi i Levizjes Evropiane te Shqiperise, Ditmir Bushati ka deklaruar se presidenca ceke e BE eshte momenti me i papershtatshem per Shqiperine qe te aplikoje per statusin e kandidatit.

“Kemi Cekine ku presidenti Klaus eshte nje euroskeptik i vendosur dhe ka divergjenca me kryeministrin Topolanek. Gjithashtu, eshte edhe Parlamenti i Cekise qe ka shtyre tre here Traktatin e Lisbones”, ka pohuar Bushati gjate nje debati ne emisionin “Shqip” ne TCH.

Sipas tij, momenti i duhur do te kishte qene presidenca sllovene, pasi qeveria do te kishe nje periudhe te mjaftueshme per t’i treguar progreset Brukselit zyrtar.

“Momenti me i arte do kishte qene presidenca sllovene. Ne kete rast, qeveria shqiptare do kishte 1 vit e gjysme kohe qe t’i tregonte Brukselit se ishte e gatshme te paraqiste arritjen e rezultateve konkrete”, ka sqaruar Bushati.

Me tej specialisti ka kritikuar qeverine per vonesa ne kete drejtim, si dhe ka shprehur bindjen se ky objektiv nuk do te arrihet para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Top Channel