Berisha: Shqiptaret, votim dinjitoz me 28 qershor

26/01/2009 11:15

Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se qeveria e tij eshte e angazhuar qe shqiptaret te votojne me dinjitet te plote ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne Forumin per Sigurine dhe Politiken e Jashtme me temen “Politika e jashtme amerikane, administrate e re, doktrine e re”, shefi i qeverise theksoi se Shqiperia eshte nje vend i angazhuar dhe ka nje kurs reformash te gjithanshme.

“Kjo qeveri do te beje cdo perpjekje qe shqiptaret te votojne me dinjitet te plote si qytetare te komunitetit, ne respekt te ligjeve te vendit. Po ashtu ne zotohemi se do te vijojme reformat tona”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise vleresoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane partneri strategjik kryesor dhe aleati me i madh i Shqiperise.

Duke vleresuar se zgjedhja e presidentit Obama ne krye te Shtepise se Bardhe shenoi edhe fundin e diversitetit, etnik, rracor e fetar, Berisha theksoi se ndryshimi erdhi ne nje moment kur makina e majte boterore, vitet e fundit ndermori fushatat me te shfrenuara anti-amerikane, qe prej kohes se renies se “perdes se hekurt”.

“Me 20 janar u inaugurua shpresa e Martin Luter King dhe u konfirmua se popujt e lire me besim dhe perkushtim te plote arrijne t’i jetesojne aspiratat e tyre”, u shpreh Berisha.

Top Channel