Leternjoftimet e reja

25/01/2009 18:20

Personat qe nuk kane pasaporta do te kene perparesi ne pajisjen me leternjoftime. Kjo gje eshte perfundimtare, sepse eshte miratuar nga qeveria.

“Shtetasit te cilet jane te detyruar te pajisen me leternjoftime sipas pikes 3 te ketij vendimi, qe jane mbi moshe 18 vjec ne daten 28 qershor 2009 dhe nuk disponojne pasaporte, duhet te pajisen me leternjoftim deri me 15 prill 2009”, eshte shprehur zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja.

Mbi keta persona qe nuk kane pasaporte dhe qe nuk i fillojne procedurat e aplikimit per leternjoftim deri me 10 shkurt, do te bien sanksionet qe jane ne fuqi.

Cdo te behet me personat e tjere? Te tere ata qe kane pasaporte, mund te fillojne te aplikojne pas dates 1 prill, me perjashtim te atyre qe kane aplikuar tashme.

Sipas zedhenesit te Ministrise se Brendshme, te gjitha zyrat e aplikimit per leternjoftime kane marre listat e personave qe nuk zoterojne pasaporte, lista qe do te aktualizohen ne menyre periodike.

Partia Socialiste, e cila ishte e para qe e keshilloi qeverine t’i jepte perparesi personave pa pasaporte, kerkoi fillimin e nje fushate sensibilizuese.

“I kerkojme qeverise te filloje menjehere fushaten e sensibilizimit per kete vendim te ri dhe te filloje menjehere procesin e aplikimit ne te gjithe vendin”, tha nensekretari per Ceshtjet Ligjore te PS-se, Damian Gjiknuri.

Partia Socialiste, do t’u ofroje qytetareve asistence ne deget e saj ne rrethe dhe ne zyrat elektorale per kete ceshtje. Keto zyra do te regjistrojne edhe problemet e hasura nga qytetaret ne pajisjen me leternjoftime.

Top Channel