
Paraditen e sotme ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije eshte bere e mundur kapja e nje sasie prej 12 kilograme hashash ne autobus me targa te kryeqytetit.
Autobusi udhetonte nga Tirana ne drejtim te Athines dhe gjate kontrollit ne automjet eshte gjetur sasia e droges.
Mjeti eshte shoqeruar me gjithe 34 pasagjeret e tij per ne komisariatin e Gjirokastres ku ka nisur edhe marrja ne pyetje per te zbuluar pronarin e sasise se droges.
Ne fund eshte bere e mundur identifikimi dhe me pas arrestimi ne flagrance te personit qe po bente transportimin e sasise se lendes narkotike.
Ai eshte Kosta Shkembi Gjini, i datelindjes 1968, lindur dhe banues ne lagjen NR. 10 Tirane, vellai i menaxherit te kompanise se transportit.
Lenda narkotike eshte marre ne Tirane me destinacion Athinen. Pasagjeret dhe shoferi i autobusit pasi kane dhene deklarimet e nevojshme jane lene te lire per te vazhduar rrugen ne drejtim te Athines po me te njejtin autobus.
Top Channel