Gjendet e pajete foshnja ne lumin Drin
25/01/2009 16:30
Ne brigjet e lumit Drin ne Lezhe eshte gjetur trupi i pajete i nje foshnjeje. Burimet e para te konfirmuara edhe nga policia flasin per nje foshnje rreth 5 muajshe e seksit mashkull.
Fillimisht trupi eshte pare nga 4 femije te cilet kane qene duke luajtur afer shtepive te tyre.
Ata kane lajmeruar prinderit e tyre dhe keta te fundit policine e cila mberriti ne vendngjarje.
Hetimet e para flasin per mundesine e braktisjes se foshnjes pergjate brigjeve te lumit Drin dhe me pas ujrat e kane nxjerre ate prane grykederdhjes.
Top Channel