Zgjedhjet, Xhuveli: Jemi ne pritje te fteses se PD
24/01/2009 13:20
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe rikonfirmimi ne koalicionin aktual qeverises se Partise Aleanca Agrare, ka qene thelbi i diskutimeve ne Komitetin e Pergjithshem Drejtues te kesaj force politike.
Kryetari, Lufter Xhuveli, deklaroi se eshte ne pritje te fteses se Partise Demokratike per te dale sebashku ne koalicion ne zgjedhjet e 28 qershorit.
PAA, aktualisht perfaqesohet ne qeveri nga kryetari, Xhuveli, ne Ministrine e Mjedisit.
Pjesemarrja e kesaj partie ne maxhorance, ne fillim te ketij legjislacioni shkaktoi akuza te renda nga opozita e sotme, e cila e konsideroi vendimin e Xhuvelit, oportunist dhe te gabuar.
Top Channel