PS: Vendimet e qeverise, te pavlefshme juridikisht
24/01/2009 16:00
Ekspertet juridike te Partise Socialiste kane bere publik ate qe e kane quajtur skandalin me te madh te qeverise Berisha , si simbol i papaftesise totale.
Sipas tyre rreth 34 perqind e vendimeve dhe ligjeve te miratuara nga kjo qeveri jane te pavlefshme juridikisht.
Sekretari ne PS per ceshtjet ligjore, Ylli Manjani, rreshtoi edhe nje sere pikash te tjera te cilat sipas tij tregojne hapur diletantizmit juridik te kesaj qeverie.
Ndryshimet e shpeshta te ligjeve ne raste te caktuara edhe brenda pak javeve, tha socialisti, flasin per nje qeveri qe ka prodhuar nje legjislacion qe ne pjesen me te madhe te tij bie ndesh me Kushtetuten.
Top Channel