
Partia Socialiste akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij se me keqqeverisjen dhe korrupsionin ne rritje ne te gjithe sektoret kyc, duke kerkuar largimin e tij perpara zgjedhjeve.
Sipas nenkryetarit te grupit parlamentar, Erjon Brace, i cili ju referua raportit te “Gallup Ballkan Monitor” ne bashkepunim me “Fondin Europian per Ballkanin”, ne keto kushte shqiptaret po detyrohen te zgjedhin largimin nga Shqiperia si e vetmja shprese per te mbijetuar.
“Ky eshte zeri i shqiptareve, qe denoncojne faktin se Sali Berisha, po e ndan vendin ne nje pakice gjithnje e me te vogel shume te pasur, shume te lumtur me te ardhurat e saj dhe nje shumice gjithnje e me te madhe te varfer, te pamundur te gjeje pune, te jetoje me te ardhurat qe ka dhe vazhdimisht te vjedhur. Ky gjykim realist vjen vetem ne me pak se 160 dite nga fundi i mandatit shkaterrues per cdo familje shqiptaresh dhe kjo gjendje eshte arsyeja pse Sali Berisha duhet te largohet nga drejtimi i vendit”, u shpreh Brace.
Deputeti socialist akuzoi kryeministrin se po ndikon ne pasurimin e nje klike te vogel njerezish, te cilet jane prane tij duke lene ne harrese pjesen derrmuese te shqiptareve.
“Qeverisja familjare e Sali Berishes ka bere qe 71 % e shqiptareve te gjykojne kushtet ekonomike te vendit jo te mira. Qeverisja familjare e Sali Berishes ka bere qe standardi i jeteses, cilesia e jetes, per 38 % te shqiptareve te jete perkeqesuar. Per 25 % te jete e njejte dhe vetem per 36 % me e mire”, u shpreh Brace.
Top Channel