Londer, 80 vrases shqiptare me pasaporte angleze

24/01/2009 12:55

Autoritetet britanike jane vene ne alarm per numrin e larte te killerave shqiptare qe ndodhen ne kete vend.

Skandali eshte denoncuar ne gazeten “Daily Mail”, e cila citon drejtorin e Pergjithshem te Policise Shqiptare, i cili ngre shqetesimin e mosekstradimit te tyre, edhe pse ata arrestohen nga Skotland Yard per llogari te shtetit shqiptar.

Por edhe pse akuzohen per vrasje ne Shqiperi, ata bllokojne procesin e ekstradimit, duke qene se kane edhe pasaporte britanike.

“Ne kemi hartuar nje liste te shtetasve shqiptare qe fshihen ne Britani. Jane 100 kriminele dhe me shume se 80 perqind e tyre kerkohen per vrasje dhe jane denuar ne mugese. Jemi te shqetesuar se gjykatat rregullisht kane refuzuar ekstradimin e krimineleve. Nuk ka arsye qe nje shqiptar qe ka kryer krim, te mos ndeshkohet”, ka thene Premci, per nje tjeter media britanike.

Shumica e shqiptareve te kerkuar pretendojne te jene refugjate te konkfliktit ne Kosove dhe qe nuk mund te kthehen atje.

Top Channel