
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama akuzoi sot qeverine per shperdorimin ekstrem te televizionit publik per qellime reklame dhe propagande partiake, te tipit sovjetik, sic e cilesoi ai.
Rama tha se pas 156 ditesh do te marre fund epoka e Televizionit te Pushtetit dhe do te filloje epoka e Televizionit te Qytetareve
“I bej thirrje Drejtorit te Pergjithshem te TVSH-se qe te mos e menaxhoje kete prone publike si tribunen private te pushtetareve te sotem; te mos lejoje cenimin e metejshem te lirise e te se drejtes te cdo qytetari shqiptar per t’u informuar sipas standarteve demokratike nga ky ekran; te mos mbylle syte e veshet perpara keqperdorimit te ekranit per te shfryre mllefet e pushtetit aktual ndaj institucioneve te pavarura e autoriteteve kushtetuese; te ndaloje keqtrajtimin e opozites si nje shtojce dekorative ne edicionet informative dhe te marre masa te menjehershme per demokratizimin e ketyre edicioneve skandaloze”, u shpreh Rama.
Ne reagimin e tij, kreu socialist, u premtoi shqiptareve se pas 156 ditesh do te marre fund epoka e Televizionit te Pushtetit dhe do te filloje epoka e Televizionit te Qytetareve, do te pushoje era qe fryn nga e shkuara komuniste e Shqiperise dhe do te nise te fryje era e se ardhmes perendimore te shoqerise sone europiane.
Top Channel