
Dhjetera femije te ngujuar, qe jane strehuar ne qendren e rehabilitimit ne Polican, jetojne ne kushte te mjerueshme.
Pervec mungeses se trajtimit psikologjik, per te cilin ata kane nevoje, instituti ka mbetur prej kohesh edhe pa ushqime dhe jane banoret e qytetit te Policanit qe kontribuojne ne menyre vullnetare per t’i mbajtur gjalle me ndihma.
Femijet jane te pafajshem, por kane lindur te denuar nga nje rit mesjetar qe ende mbijeton ne realitetin modern shqiptar.
Tre vjet me pare, kur qendra u hap, u duk vullneti i mire per te parandaluar gjakmarrjen apo per te rehabilituar femijet e ngujuar, por situata sot eshte e rende. Vec kushteve te keqija, ushqimet per femijet sigurohen duke marre me liste ne dyqanet e zones.
Mes ketyre te miturve qe shteti duhet te perkujdesej per ta eshte edhe nje vogelushe, femije deshmori. I ati punonjes policie mbeti i vrare gjate nje aksioni per kapjen e nje shume te kerkuari. Ne operacion mbeti i vrare edhe i kerkuari, dhe prej asaj kohe familja e policit eshte e ngujuar.
Keta femije nuk kane dale nga shtepia, nuk jane argetuar e nuk kane gezuar si bashkemoshataret e tyre. Te privuar nga te gjitha lirite dhe te drejtat e tyre, ata nuk kane nevoje vetem t’u garantojhet jeta, por se pari per trajtim psikologjik.
Por ne kete institut mungon thuajse gjithcka. Sherbimi i kualifikuar, kushtet e jeteses e madje edhe ushqimi. Te ikur nga nje ferr, ata kane ardhur ne kete institucion shteteror, thuasje ne nje ferr tjeter.
Problemi sipas kryetares se shoqates se femijeve te ngujuar eshte ngritur qysh ne 2007, atehere kur Liljana Luani, nga Dukagjini dhe qe mbledh femijet ne keto zona paditi ne prokurori, kryetarin e bashkise.
“Kam paditur direkt kryetarin e Bashkise qe ka pervetesuar fondet dhe ka lene femijet pa buke. Eshte celur nje fond vetem nje here nga Ministria e Punes, heret e tjera nuk ka ardhur dhe parate kane shkuar ne pushtetin lokal”, u shpreh Luani.
Por kryetari i bashkise, Adriatik Zotka ngre pretendimin e tij.
“Te gjitha fondet jane akorduar nga Ministria dhe ne nuk kemi pjese ne kete projekt”, u shpreh Zotka.
Femijet mbajne ne dhomat e tyre foto ne Nene Terezes ne lutje, me shpresen se mbase do t’i shpetojne vdekjes, por edhe se shteti ndoshta ka per t’i kthyer syte nga ata.
Top Channel