Lushnje, aksion per prishjen e ndertimeve pa leje
23/01/2009 11:30
Aksionet e prishjes se ndertimeve abuzive nuk ndodhin vetem neper qytete por edhe ne fshatra.
Ne komunen Bubullime te Lushnjes, Inspektoriati i Ndertimit ka mbeshtetur vendimin e komunes. Jane rreth 30 ndertime pa leje jane shkaterruar.
Gjate aksionit banore te zones jane perpjekur qe te pengojne punimet por jane shoqeruar nga policia ne komisariatin e policise se Lushnjes.
Prishjet kane prekur me se shumti rrethimet e banesave te ndertuara para viteve 90. Komuna dhe prefektura kane siguruar fonde per te bere urbanizimin e zones, ndertimin e rrugeve te reja dhe trotuareve.
Top Channel